Lichsteiner kërkon rikthimin në Champions

Sport June 06, 2018 - 11:44
Detajet

Transferimi më i ri i Arsenalit, Stephan Lichsteiner synon rikthimin e klubit londinez në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin nuk kanë arritur të kualifikohen në dy edicionet e fundit.

“Është një moment i mirë për mua, pas Juventusit që të vij te Arsenali. Është një projekt për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve, është e vështirë të mos e shohësh një klub si Arsenali në Ligën e Kampionëve, nëse shikoni lojtarët, klubin dhe stadiumin. Objektivi i madh është rikthimi në nivelin më të lartë”, deklaroi Lichsteiner./Zëri