Këto janë opsionet e Gjilanit për trajnerin e ri

Sport June 05, 2018 - 13:31
Detajet

Muharrem Sahiti nuk do ta marrë drejtimin e Gjilani. Ish trajneri i kësaj skuadre preferon ta vazhdojë bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) si ndihmëstrajner i Përfaqësues së Kosovës, të cilën pozitë e mban qe një kohë të gjatë, raporton zeri.info

Kjo ka bërë që gjilanasit t’i shqyrtojnë opsionet tjera për ta mbuluar pozitën që e ka lënë të zbrazët Arbnor Morina.

“Zëri” ka mësuar se kandidati kryesor për ta marrë postin e trajnerit të Gjilanit tashmë është strategu i njohur, Gani Sejdiu, i cili së fundmi ishte trajner i Vëllaznimit, me të cilin ra nga liga pa fajin e tij.

Por që njihet si një trajner i sukseseve të mëdha.

Por, opsion real i Gjilanit mbetet edhe Afrim Tovërlani, i cili qe një kohë është i papunë, por në aftësitë e të cilit gjilanasit besojnë shumë. /Zëri

Image