89-shi në 'luftë' me dy klube të Shqipërisë për futbollistin kroat

Sport June 05, 2018 - 12:51
Detajet

Trepça ’89 stinorin e ri do ta nis me trajnerin nga Shqipëria, Gugash Magani, me të cilin në kampionatin e fundit, si kampione në fuqi, përfundoi në vendin e katërt, raporton zeri.info

Kjo ka bërë që trajneri nga Peqini ta nis projektimin e skuadrës për sezonin e ri. Dhe, plani i parë i Maganit është një futbollist kroat, të cilin Magani e njeh mirë nga e kaluara e përbashkët në kampionatin shqiptar.

Mediat në Tiranë kanë zbuluar se Magani ia ka mësy Tomislav Bosiçit, të cilin sulmues e pëlqen shumë Magani.

Mirëpo, për t’i siguruar shërbimet e kroatit klubi kosovar duhet të “luftojë” fortë ndaj dy klubeve të Shqipërisë, Kukësit dhe Flamurtarit të Vlorës, për të cilat thuhet se e duan Busiçin, i cili e ka pranuar se me dëshirë do t’i bashkohej Maganit në Mitrovicë.