S’mund ta imagjinoj Realin pa Ronaldon

Sport June 05, 2018 - 12:26
Detajet

Marcos Asensio thotë se nuk mund ta imagjinojë Real Madridin pa Cristiano Ronaldon, transmeton zeri.info

Ylli portugez është lidhur së fundmi me një largim të mundshëm nga gjigandi spanjoll, por Asensio shpreson që kjo gjë të mos ndodhë.

“S’mund ta imagjinoj të luaj pa të. Ronaldo ka qenë, është dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Real Madridi dhe ai duhet të jenë gjithmonë së bashku”, deklaroi Asensio, i cili foli edhe për largimin e trajnerit Zinedine Zidane nga klubi madrilen .

“Largimi i Zidanet na zuri në befasi, por përvoja ime me të ka qenë me të vërtetë shumë e mirë”, u shpreh reprezentuesi spanjoll./Zëri