Interi hynë në garë për Malcolmin

Sport June 05, 2018 - 12:18
Detajet

Interi është klubi më i fundit që ka hyrë në garë për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të Bordeauxit, Malcolm, raporton “Calciomercato”.

21-vjeçari pritet të largohet nga klubi francez pas një edicioni fantastik dhe tashmë ka tërhequr interesimin e klubeve si Manchester United, Arsenal dhe Liverpool, transmeton zeri.info

Por, duket se Interi është mjaft serioz në ndjekjen e lojtarit dhe pritet që së shpejti të fillojë bisedimet me menaxherin e lojtarit për një lëvizje të mundshme./Zëri