Bayerni mendon për Dignen

Sport June 05, 2018 - 12:10
Detajet

Bayern Munichu është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Lucas Digne, raporton gazeta gjermane “Kicker”.

Kampioni i ligës gjermane planifikon ta shesë Juan Bernatin gjatë kësaj vere sepse futbollisti ka vetëm edhe në vit të mbetur në kontratën e tij dhe bavarezët janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi, transmeton zeri.info

Digne, i cili luajti vetëm tetë ndeshje si titullar në edicionin që lamë pas në La Liga, kërkohet edhe nga Interi dhe Juventusi./Zëri