Lista me 20 lojtarët më të kushtueshëm në Itali, surprizon Elseid Hysaj

Sport June 04, 2018 - 15:57
Detajet

Uebsajti ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit, "CIES Football Observatory" ka publikuar listën e 20 lojtarëve më të kushtueshëm në Serinë A.

Kjo listë kryesohet nga Paulo Dybala, i cili vlen 164.2 milionë euro, ndërsa pas tij renditen Higuain dhe Lorenco Insinje. Nuk mund të mungonte mbrojtësi i Kombëtares, Elsied Hysaj i cili mban vendin e 13-të dhe vlerësohet 60.1 milionë euro. Ky është klasifikimi i 20 lojtarëve më të shtrenjtë në Serinë A, me vlerat e tyre përkatëse:

1 – Paulo Dybala 164,2

2 – Gonzalo Higuain 104,5
3 – Lorenzo Insigne 104,2
4 – Mauro Icardi 92,5
5 – Ciro Immobile 90,0
6 – Sergej Milinkovic-Savic 75,4
7 – Alisson Becker 75,0
8 – Dries Mertens 74,4
9 – Gianluigi Donnarumma 67,5
10 – Kalidou Koulibaly 67,0
11 – Federico Chiesa 63,0
12 – Franck Kessie 62,1
13 – Elseid Hysaj 60,1
14 – Radja Nainggolan 60,0
15 – Edin Dzeko 59,4
16 – Andrea Belotti 54,3
17 – Lorenzo Pellegrini 54,1
18 – Miralem Pjanic 51,3
19 – Douglas Costa 50,7
20 – Piotr Zielinski 49,9