Daku shkon në Evropë, Zhdrella mbetet në Llap

Sport June 04, 2018 - 15:20
Detajet

Mirlind Daku dhe Mentor Zhdrella ishin dyshja e “frikshme” e Llapit në kampionatin e kaluar, raporton zeri.info

Mirëpo, afati kalimtar i verës pritet ta ndaj këtë dyshe.

Njëri do të mbetet në Podujevë, kurse tjetri pritet të transferohet jashtë Kosovës.

Ka qenë drejtori i Llapit, Tahir Batatina, ai i cili ka theksuar se Daku brenda pak ditëve pritet të shkojë jashtë Kosovës për ta vazhduar karrierën. Por, ai nuk e ka treguar as klubin e as shtetin në të cilin pritet të shkojë sulmuesi i njohur.

Në anën tjetër, Drita dhe Feronikeli përfundimisht kanë dështuar në përpjekje për ta transferuar Mentor Zhdrellën në radhët e tyre.

Futbollisti më i mirë i shpallur katër herë në Kosovë ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Llap.

Klubi nga Podujeva tashmë i ka bërë disa përforcime, si: Bledar Hajdinin, Fiton Hajdarin, Albi Çekiçin, Arbër Pikajn dhe Ilir Sylën.

Llapi në sezonin e radhës do të vazhdojë të kërkojë trofe për ta realizuar ëndrrën – kualifikimin në Evropë./Zëri