Callejon drejt largimit

Sport June 04, 2018 - 11:58
Detajet

Jose Callejon mund të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Spanjolli ka qenë një lojtar kyç për Napolin që prej transferimit të tij nga Real Madridit në vitin 2013, por klubi italian është duke e konsideruar shitjen e tij.

Futbollisti ka qenë i lidhur me një kalim te Atletico Madridi dhe ai do të ishte i hapur për një rikthim në Spanjë. Interesim për Callejonin ka shprehur edhe Milani. Napoli e vlerëson sulmuesin rreth 23 milionë euro./Zëri