FC Prishtina i shpreh ngushëllime familjes Pefqeli

Sport June 03, 2018 - 18:49

FC Prishtina i ka shprehur ngushëllime familjes së futbollistit të saj, Mërgim Pefqeli, për vdekjen e kryefamiljarit të tyre, shkruan zeri.info.

“Futbollisti ynë, mesfushori Mërgim Pefqeli ka qenë shumë i afërt me babanë e tij dhe golin e shënuar në Prizren ia kishte kushtuar atij, i cili po vuante nga sëmundje e rëndë. Por, Mërgimi gjente forcë të jashtëzakonshme duke dhënë maksimumin e mundshëm në çdo ndeshje edhe pse në shumë mbrëmje qëndronte afër shtratit të tij.

FC Prishtina në emër të klubit, futbollistëve i shpreh ngushëllimet e përzemërta familjet Pefqeli për humbjen e më të dashurit të tyre”, shkruan klubi Bardhekaltër. /Zëri/