Mbyllet kështu miqësorja Shqipëri – Ukrainë!

Sport June 03, 2018 - 17:48
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, shkruan zeri.info.

Ukrainasit kanë fituar me rezultat 4:1 falë dy golave të shënuar nga Yevhen Konoplyanka në minutën e 31-të dhe atë të 90-të dhe Andriy Yarmolenko në atë të 35-të dhe 45-të.

Mbrojtja shqiptare u tregua e ngathtë dhe e pasigurt në pësimin e golave.

Ukrainasit në fund mund ta shënonin edhe golin e katërt, pasi e qëlluan një herë tërthorësen dhe një herë shtyllën, por portieri Etrit Berisha ishte me fat.

Nga ana tjetër, Kuqezinjtë nuk u treguan shumë të rrezikshëm as në fazën ofanzive.

Rastin më të mirë në ndeshje te ekipi shqiptar e pati me Ermir Lenjanin në fillim të saj.

E në fund, Emanuel Ndoj e shënoi golin e nderit për ekipin e Christian Panuccit.

Duhet cekur se tifozët shqiptarë e kanë mbështetur me brohoritje ekipin Kuqezi gjatë tërë ndeshjes, pavarësisht rezultatit. /Zëri/