Boshatiset ish-kampioni, Trepça ’89 vazhdon gjumin veror

Sport June 03, 2018 - 17:08

Deri muajin e kaluar, ata ishin kampionët në fuqi të elitës së futbollit vendor.

Mirëpo, Trepça ’89 nuk po tregon as hijen e klubit serioz, siç ishte në kampionatin ku shkroi historinë, përcjellë Gazeta Olle.

Deri më tani nga 89-shi janë larguar zyrtarisht Bledar Hajdini, Përparim Islami, Lapidar Lladrovci e Fiton Hajdari.

Nga “Minatorët” ka edhe largime tjera, por deri më tani nuk janë bërë të ditura për publikun.

Ndërkohë, klubi nuk e ka bërë asnjë lëvizje në afatin kalimtar.

Mbetet të shihet se kur do të zgjohet Trepça ’89, por nëse një gjë të tillë nuk e bën së shpejti, punët s’do t’i ketë aspak mirë.