Mbyllet me rezultat befasues pjesa e parë e miqësores Shqipëri – Ukrainë

Sport June 03, 2018 - 16:46
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, shkruan zeri.info.

Ukrainasit po avancojnë me rezultat 3:0 falë golave të shënuar nga Konoplyanka në minutën e 31-të dhe Yarmolenko në atë të 35-të dhe 45-të.

Në të dyja rastet, mbrojtja shqiptare u tregua e ngathtë dhe e pasigurt.

Nga ana tjetër, Kuqezinjtë nuk u treguan shumë të rrezikshëm as në fazën ofanzive.

Rastin më të mirë në pjesën e parë ekipi shqiptar e pati me Ermir Lenjanin në fillim të ndeshjes. /Zëri/