Futbolli në zi, 18-vjeçari ndërron jetë në gjumë

Sport June 03, 2018 - 15:24

Bota e futbollit përsëri në zi. Është rasti i disajtë, brenda pak kohe që një futbollist ndërron jetë në të njëjtën mënyrë. 

Rasti më i njohur ishte ai i kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, dhe më pas një futbollistnë Francë. Kësaj here bëhet fjalë për kapitenin 18-vjeçar të ekipit të të rinjve të Mansfield Town.Emri i tij është RayanEvans.

Klubi angelz ka lajmëruar vdekjen e tij. “ Jemi të pikëlluar për këtë lajm. Mendimet tona shkojnë për familjen e Rayan. Ai ishte një lojtar dhe lidër fantastic, gjithmonë i gashëm për të mësuar dhe kishte një entuziazt të pashoq” shkruhet në reagimin e klubit.

Dyshimet janë se Evans mund të ketë patur një problem me zemrën. Ai ka ndërruar jetë më 24 maj, por lajmi u konfirmua më vonë nga klubi. 18 vjeçari ndërroi jetë në gjumë. /albeu.com/