Erza, e argjendtë në Kupën Evropiane

Sport June 03, 2018 - 14:24

Erza Muminoviq e fitoi medaljen e argjendtë në Kupën evropiane për junior (U21), që po mbahet në Leibnitz të Austrisë.

Erza u mposht në finale nga francezja, Amanda Arraes, në kategorinë deri 44 kg.

“URIME Erzës dhe suksese garuesve tjerë që po luftojnë sot”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjellë zeri.info.

Image

Suksesi i Erzës e ka bërë krenar edhe trajnerin e saj, Driton Kuka.

“Erza e argjendtë në Leibnitz! Kupa Evropiane për junior e vlefshme për Ranglistën Botërore,gara më e fortë në Botë për U21. Dje ishte ditë jo me fat, pësuan humbje garuesit tonë në këtë garë, por sot Erza shkëlqeu e sot garojnë edhe garues tjerë! Kosova ‘power’”, ka shkruar Kuka. /Zëri/