Mustafi tregon se cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur

Sport June 03, 2018 - 12:22
Detajet

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi thotë se ylli argjentinas Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, para Cristiano Ronaldos, transmeton zeri.info

Futbollisti shqiptar shprehet se Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

“Lionel Messi ka qenë kundërshtari im më i vështirë”, deklaroi Mustafi.

“Kam luajtur tre herë kundër tij me Valencian. Nuk mund ta parashikoni, ai është i shkurtër dhe shumë i shpejtë, e ndërron shpesh drejtimin e tij”, shtoi reprezentuesi gjerman.

“Kur ai vrapon drejt tre kundërshtarëve, ju mund të jeni pothuajse të sigurt se ai do të kalojë”, u shpreh futbollisti shqiptar./Zëri