3 javë më parë ia dedikoi golin ndaj Lirisë, sot ndërron jetë babai i Mërgim Pefqelit

Sport June 03, 2018 - 12:15
Detajet

"Këtë gol ia dedikoj babit tim, kjo ishte deklarata e Mërgim Pefqelit, pas golit më të rëndësishëm në karrierë, atë ndaj Lirisë që e shënoi për Prishtinën, duke e mbajtur ekipin e tij në lojë për titullin e kampionit.

Sot është një ditë zie për të dhe familjen Pefqeli, përcjellë Gazeta Olle.

Përmes një njoftimi pikëllues në Facebook, ai njoftoi publikun për vdekjen e të atit, Muhamet Pefqelit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë) në varrezat e qytetit në Dragodan.

Bashkëlojtarët dhe tifozët bashkëndjejnë me Pefqelin në këtë moment të vështirë për të.