Pochettino s’do të jetë zëvendësues i Zidane te Reali

Sport June 03, 2018 - 09:35
Ja arsyeja

Real Madridi e ka hedhur poshtë mundësinë që Mauricio Pochettino ta zëvendësojë Zinedine Zidanin në postin e trajnerit të skuadrës së parë, raporton Cadena Cope.

Trajneri argjentinas i Tottenhamit ka qenë në radarin e Real Madridit tash e disa vite dhe konsiderohej nga klubi si opsion për ta pasuar Zidanin në stol, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë, Zidane tronditi të gjithë kur njoftoi se pasi përfundoi sezoni nuk është më trajner i Realit.

Kampioni evropian ka vendosur se do të kërkojë trajner tjetër, dhe se do ta injorojë Pochettinon sepse mendon se negociatat me të dhe Tottenhamin do të ishin tepër të vështira dhe shpenzim i kohës.