Skriniar: Vetëm Interin e kam në kokën time

Sport June 02, 2018 - 15:05

Është lidhur me Barcelonën, Manchester Unitedin dhe shumë skuadra të tjera.

Por, mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, thotë se ai nuk është i interesuar të largohet nga klubi Nerazzur.

Mbrojtsi 23 vjeçar nga Sllovakia po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

“Unë nuk e di se çka po ndodh në tregun e transferimeve dhe nuk do të flas për këtë”.

Milan Skriniar, mbrojtësi i Interit

“Unë nuk e di nëse Barcelona apo klubet tjera më kërkuran. Jam serioz, asnjë gjë prej këtyre smë intereson”.

“Unë e kam vetëm Interin në kokë”, u shpreh “Skri” për Gazzeta dello Sport.

Skriniar ishte shtylla e mbrojtjes së Interit ku bashkë në tandem me Mirandan ishin fundamental në suksesin e Zikaltërve për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.