Neymari ia bëri ‘shah-mat’ Coutinhos

Sport June 01, 2018 - 22:04

Neymari po përmirësohet dita ditës dhe ka në dispozicion edhe 16 ditë për të qenë gati për Kupën e Botës.

Talenti 26 vjeçar po dhuron spektakël në stërvitje me Brazilin dhe shokët e skuadrës vazhdimisht thonë se: “Dita ditës ai po e largon frikën, do të jetë gati për Botërorë”.

Viktima e fundit e Neymarit në stërvitje nga trikët e tij fantastike ka qenë mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, që mund ta shikoni më poshtë...

Brazili është në Grupin E me Kosta Rikën, Serbinë dhe Zvicrën, kundër të fundit e nis aventurën në Kupën e Botës me 17 qershor.