Befasi për Mavrajn, Hamburgu i ofron shans të ri

Sport June 01, 2018 - 16:04

Sezoni që sapo përfundoi ishte më i vështiri në karreirë për Mërgim Mavrajn. Performancat e mbrojtësit të kombëtares shqiptare me fanellën e Hamburgut nuk ishin në maksimumin e mundshëm, madje situata degradoi kur drejtuesit e klubit vendosën ta dërgonin 31- vjeçarin tek skuadra e dytë e Hamburgut, si te mos mjaftonte edhe aty hapësirat për Mavrajn ishin të reduktuara.

Në fund të edicionit Hamburgu për herë të parë në histori ra nga Bundesliga, një ditë e errët për të gjithë tifozët, por që për Mavrajn mund të ketë qënë një ditë që ka ndezur shpresat në aspektin personal.

Djaloshi nga Istogu është nën kontratë me klubin nga veriu i Gjermansië deri në qershor të vitit 2019 dhe megjithëse divorci dukej i pashmangshëm ka gjasa që mbrojtësi të vijojë të jetë pjesë e Hambugut në Bundesligën e dytë. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Ralf Beker, transmeton “SS”.

“Po punojmë për të ndërtuar një skuadër të fortë. Mund t’iu them se kemi nën kontratë  lojtarë me cilesi. Mavraj dhe Uollas u dërguan në skuadrën e dytë por kemi menduar ti japim edhe një shans dhe do të jenë sërish me ekipin kryesor.”

Në këtë mënyrë drejtuesit e Hamburgut kanë vendosur t’i besojnë sërish mbrojtësit kuqezi, mbetet për tu parë nëse Mavraj do ta pranojë “armëpushimin” apo do të kërkojë të transferohet diku tjetër.