Warriors triumfon në ndeshjen e parë

Sport June 01, 2018 - 12:29

Golden Stata Warriors ka shënuar fitore ne ndeshjen e parë finale të “Play-Off”-it të NBA-së, transmeton zeri.info

Warriors triumfuan ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 124:114 vetëm falë vazhdimeve. Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar gjatë gjithë kohës, ndërsa çerekun e parë Cavs e mbyllën me një pikë avantazh (20:29).

Sidoqoftë, në pushimin e pjesës së parë dy skuadrat shkuan me rezultatin 56:56.

Çereku i tretë ishte më i mirë nga ana e vendasve, të cilët e mbyllën me një avantazh prej 6 pikësh (78:84).

Sidoqoftë, Cavaliers arritën të barazonin gjithçka në çerekun e katërt të takimit dhe ndeshja shkoi në vazhdime, ku shumë më efikas u treguan nikoqirët.

Stephen Curry me 29 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime, Kevin Durant me 26 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime dhe Klay Thompson me 24 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim ishin më meritorët për fitoren e Warriors.

Ndërkohë, mysafirëve nuk iu mjaftuan 51 pikët, 8 kërcimet dhe 8 asistimet e Lebron James për të bërë diç më shumë në këtë takim.

Rezultati: Golden State – Cleveland 124:114 (1:0)