Silva te Monaco?

Sport June 01, 2018 - 12:04

Milani mund të shesë sulmuesin Andre Silva te Monaco për 32 milionë euro, raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Përderisa interesim për reprezentuesin portugez ka shfaqur edhe Wolverhampton, 22-vjeçari do të preferonte më shuam një klub si Monaco, që luan në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Silva ishte transferuar te Milani nga Porto në vitin e kaluar për 38 milionë euro, por ka dështuar në edicionin e tij të parë në Serie A me vetëm 2 gola në 24 paraqitje.

Sidoqoftë, ai ishte treguar shumë më efikas në Ligën e Evropës, ku kishte shënuar 8 gola në 14 ndeshje./Zëri