Cristiano Ronaldo reagon pas largimit të Zidanit

Sport May 31, 2018 - 16:05

Edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale për largimin e Zinedine Zidane.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për diçka të re, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti më i mirë që të bëhen ndryshime, për të, për klubin, për lojtarët – për të gjithë.

Pas Ramos, Kroos, Marcelo, Isco, Casemiro e shumë të tjerë, ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo, që e falënderon Zidanin.

“Jam shumë krenar që kam qenë lojtari yt. Mister, faleminderit për gjithçka...”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Zidane mori drejtimin e skuadrës me 6 janar të vitit 2016, ku për 878 ditë fitoi 9 trofe, tri Liga të Kampionëve me radhë, duke shkruar histori.

Zizu e mbylli epokën me Realin me 9 trofe; 1 La Liga, 3 Champions League, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube – trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14 trofe). Muñoz ishte trajner i Madridit afër 15 vite. 

Image