Përparim Islami i bashkohet Feronikelit

Sport May 30, 2018 - 17:50

Feronikeli ka transferuar një ndër mbrojtësit më të mirë të djathtë në Kosovë, Përparim Islamin, dhe kështu ai i bashkohet armatës së lojtarëve të cilët do të synojnë të kthejnë në Drenas titullin e kampionit.

Islami në dy sezonet e kaluara ka luajtur për Trepçën ’89, teksa më parë ishte edhe pjesë e Prishtinës, Hajvalisë, Dritës e Hysit.

Nga kritikët vendorë të futbollit, Përparim Islami është lavdëruar për lojën e tij të shkëlqyeshme të shfaqur sidomos në dy sezonet e kaluara.