Mevlan Zeka rikthehet tek Feronikeli

Sport May 30, 2018 - 17:49

Koha e transferimeve do të sjellë shumë ndryshime në formacionin e Feronikelit, i përforcuar tashmë me shumë emra të rinj të futbollistëve që kanë treguar formë shumë të mirë gjatë sezonit të kaluar.

Përforcimi më i ri Feronikelit është Mevlan Zeka, i cili edhe më parë kanë qenë lojtar i klubit tonë, kurse tash po rikthehet më i fortë se kurrë për të dhënë kontribut dhe për të shtuar vlerën e lojës së Feronikelit.

Në sezonin e kaluar Zeka ishte pjesë e Lirisë, teksa më parë ka luajtur edhe në klubin e Vëllaznimin.

Shumë shpejt do të bëhen publikë edhe shumë emra të mëdhenj, të cilët do t'i bashkohen klubit tonë.