Remzifaik Selmani vishet kuqezi (VIDEO)

Sport May 30, 2018 - 16:37

Remzifaik Selmani është aktivizimi i parë i Shkëndijës në afatin kalimtar të verës. Kryesia bind sulmuesin të rikthehet në Tetovë pas një sezoni të kaluar në Hungari me Ujpeshtin. Selmani firmos kontratë tre vjeçare dhe shihet si lojtar shumë premtues për të ardhmen. Edhe pse i ri në moshë ai pas vetes ka katër sezone në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ku është paraqitur me Renovën, ndërsa paralel ka luajtur për gjithë përfaqësueset e reja të Maqedonisë prej U18 deri U21, duke qenë në disa ndeshje edhe bartës i shiritit të kapitenit.

Image

“Të jesh pjesë e një ekipi kampion si Shkëndija vërtet është kënaqësi e madhe dhe ndjehem shumë i lumtur që mu dha besimi të vij te kjo skuadër. Ekipi la pas një sezon vërtetë të shkëlqyeshëm si kampion dhe fitues i Kupës dhe shpresoj këto gjëra t’i përsërisim edhe vitin e ardhshëm. Jam i entuziazmuar që vesh këtë fanellë dhe më motivon që të kërkoj të përsërisim këto suksese. Secili futbollist dëshiron të luajë në Europë, kampionët luajnë në Ligën e Kampionëve dhe mua këtë mundësi ma jep tani Shkëndija. Tifozëve ju premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe do të mundohem të arrijmë suksese sa më të mëdha me Shkëndijën në të ardhmen”, u shpreh në prezantim sulmuesi i ri kuqezi, Remzifaik Selmani.