Liverpooli transferon këtë futbollist

Sport May 29, 2018 - 17:08

Liverpooli e ka transferuar Fabinhon nga Monaco duke e mposhtur konkurrencën e klubeve tjera si Paris Saint-Germain, Manchester United, Atletico Madrid dhe Arsenal, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar “Goal.com”, sipas të cilit “Reds” e kanë kompletuar transferimin e mesfushorit për 45 milionë euro.

Kështu, Jurgen Klopp u tregua më i shpejtë duke i lënë gojëhapur klubet tjera të interesuara për lojtarin, i cili pritet ta pasurojë mesfushën e Liverpoolit.

Finalisti i Championsit ka paralajmëruar edhe përforcime tjera. /Zëri/