Ja sa është ngritur vlera e Bale pas dygolëshit në finalen e Championsit!

Sport May 29, 2018 - 17:03

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, frikësohet se klubi i tij nuk do të mundë ta blejë Gareth Balen sepse Real Madridi kërkon 384 milionë euro për futbollistin ofensivë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”, përcjellë zeri.info.

Pas paraqitjes në finale të Championsit ndaj Liverpoolit, ku shënoi dy gola, vlera e përfaqësuesit uellsian është rritur dhe tash “Los Blancos” duan më shumë para për të.

Ndërkaq, 28-vjeçarit United duhet t’ia paguajë 155 milionë euro të tjera për një kontratë katërvjeçare. /Zëri/