Skënder Kapra, trajneri i sukseseve

Sport May 29, 2018 - 12:24

Skënder Kapra është duke e bërë një punë mjaft të mirë në zejen e trajnerit, shkruan zeri.info.

Prizrenasi ia doli që me sukses ta inkuadrojë FC Prizrenin në Superligën e futsallit pasi dominoi absolutisht ndaj skuadrave tjera në një rang më të ulët garash.

Ky sukses është mirëpritur në qytetin e Prizrenit, i cili tash do ta ketë ekipin e tij në Superligë.

Ndërkohë, veçojmë edhe punën dhe përgatitjen e tij profesionale.

Image

Ai pati suksese edhe në rolin e trajnerit të akademisë së shkollës së futbollit të Lirisë, me të cilën u shpall kampion i regjionit me grupmoshat pionierë të vjetër.

Ai gjithashtu ishte trajner edhe i klubit të futsallit Feniks, me të cilin ishte shpallut kampion i Kosovës vite më parë. /Zëri/