Sherifi i Shkëndijës merr ftesë nga Shqipëria U-21

Sport May 28, 2018 - 17:43

Shefit Shefiti grumbullohet nga Shqipëria U21 për dy ndeshjet e rradhës kontrolluese, shkruan zeri.info.

Në adresë të Shkëndijës ka arritur ftesë zyrtare në të cilën thuhet se seleksionuesi i shpresave kuqezi, Alban Bushi llogarit në shërbimet e sulmuesit të ri të Shkëndijës për miqësoret e qershorit.

Shqipëria U21 përballet me shpresat e Bjellorusisë më 5 dhe 8 qershor, ndërsa të dyja takimet luhen në “Elbasan Arena”.

Kjo ftesë përveç për futbollistin është mirënjohje edhe për Shkëndijën që krahas ekipit të parë vëmendje të madhe i kushton edhe shkollës me kategoritë e reja.