Ahmet Haliti rikthehet në Prishtinë

Sport May 28, 2018 - 17:10
E Fundit

Mbrojtësi Ahmet Haliti i është ribashkuar përsëri klubit futbollistik, F.C Prishtina, shkruan “Zëri.info”.

29 vjeçari sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Ferronikelit ndërsa para kësaj ka luajtur eëdhe në skuadrën e Besës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës dhe Bylisit.

Lajmin për rikthimin e tij në klubin e Prishtinës e ka bërë po kjo skuadër në faqen e tyre në “Facebook”.

“Haliti, i lindur më 01.10.1988 ka luajtur edhe në skuadrat e Besianës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës, Bylis dhe së fundi në Feronikel, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Prishtinën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërssa me rastin e nënshkrimit të kontratës Haliti ka thënë se kushtet e mira të ofruara dhe motivi janë ato që e kanë shtyrë të rikthehet në këtë klub. 

“Ka disa arsye pse kam vendosur të rikthehem në Prishtinë. Duke qenë se kam luajtur edhe më herët e njoh ambientin në klub dhe organizimin e klubit. Pastaj kushtet e mira të ofruara dhe sigurisht motivi shtesë ka qenë pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ahmet Haliti./ZERI