Gjigantët evropianë në garë për Balen

Sport May 28, 2018 - 14:18

Chelsea i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut në garë për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Express”, përcjellë zeri.info.

Përfaqësuesi uellsian ka paralajmëruar se mund të largohet nga Spanja këtë verë, ndërsa gara për ta blerë atë është duke u bërë gjithnjë e më e fortë.

Ish-futbollisti i Tottenhamit mund të kthehet në Premierligë pasi është i pakënaqur me minutazhin që i ofrohet në Madrid, përkundër faktit se shënoi dy gola në finalen e Championsit ndaj Liverpoolit.

Ndërkohë, Manchester City është tërhequr nga gara për futbollistin ofanziv të Realit. /Zëri/