Messi largohet nga Barcelona veç për këtë skuadër

Sport May 28, 2018 - 14:16

Lionel Messi ka siguruar se Barcelona do të jetë i vetmi ekip evropian në të cilin do të luajë, shkruan zeri.info.

Me këtë rast, ylli argjentinas iu ka dhënë fund spekulimeve për një largim të tij të mundshëm nga “Camp Nou”.

Sigurisht, pasi ta përfundojë eksperiencën tek gjiganti katalunas, vetë ylli i futbollit botëror kishte thënë se do të donte që karrierën ta mbyllë tek skuadra e tij e fëmijërisë, Newell’s Old Boys në Argjentinë.

Atë e kanë kërkuar vazhdimisht klubet evropiane viteve të fundit, mbi të gjitha Manchester City dhe Paris Saint-Germaini, por ai ka qenë i vendosur të qëndrojë në Barcelonë. /Zëri/