Drita – Prishtina luajnë përsëri, me gjasë në stadiumin e Prishtinës

Sport May 28, 2018 - 13:26

Ndeshja vendimtare për titull të kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës nuk u lejua të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës. Mirëpo, gjasat janë shumë të mëdha që ky stadium ta pres finalen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, raporton "Zëri".

Kampioni dhe fituesi i Kupës pritet të takohen më 11 ose 12 gusht, pak ditë para fillimit të kampionatit të ri.

"Zëri" shkruan se kjo ndeshje mund të shërbejë edhe për ta testuar stadiumin e rinovuar, i cili në shtator duhet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës e po ashtu për ndeshjet e FC Prishtinës. /Zëri/

Image
Image
Image