FC Prishtina e ‘Plisat’ fillojnë festën në kryeqytet (VIDEO)

Sport May 27, 2018 - 22:31
LIVE nga sheshi 'Zahir Pajaziti'

Pas fitores së Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina ka filluar festën në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Padyshim se në këtë festë janë edhe “Plisat”, të cilët po e festojnë kupën bashkë me ekipin e tyre, shkruan “Zeri.info”.

Pjesë e festës janë edhe shumë qytetarë të cilët kanë dalë në shesh për të festuar triumfin e skuadrës së zemrës.

Kujtojmë se FC Prishtina sot e fitoi Kupën e Kosovës në futboll kundër KF Vëllaznimit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

“Zeri.info”, ju sjell atmosferën që është duke u zhvilluar në shesh.