ZYRTARE: Kosovës i dështon miqësorja, këto janë opsionet e reja!

Sport May 27, 2018 - 19:58

Përfaqësueses së Kosovës i ka dështuar miqësorja me Bregun e Fildishtë, e paraparë të zhvillohet më 3 qershor, shkruan zeri.info.

Ekipi kombëtar afrikan është tërhequr nga miqësoret e qershorit për shkak të problemeve të brendshme, andaj Federata e Futbollit të Kosovës është hedhur në gjah menjëherë për ta gjetur kundërshtarin tjetër.

Siç mëson “Zëri”, në opsion të Përfaqësueses së Kosovës tash janë Kongo dhe Moldavia, por ekziston edhe një opsion i tretë.

Madje, Kongo kishte planifikuar miqësore pikërisht me Bregun e Fildishtë dhe tash është i lirë.

Ndërkohë, Verdhekaltrit do të luajnë më 29 maj me Kombëtaren shqiptare në Zvicër. /Zëri/