Dragusha: Vëllaznimit prapë i mungoi fati

Sport May 27, 2018 - 19:24

Futbollisti i Vëllaznimit, Alban Dragusha e ka shprehur keqardhjen e tij për dështimin e gjakovarëve që ta fitojnë Kupën e Kosovës, shkruan zeri.info.

Qendërmbrojtësi thotë se Kuqezinjve iu mungoi prapë fati, njëjtë si me Ferizajn, kur humbën me penallti dhe ranë nga liga.

“Po jemi shumë pa fat, kemi krijuar shumë raste. Madje, në pesë ndeshjet e fundit s’kemi pasur aq shumë raste sa sot. Futbolli e ka kështu. Na vjen keq më së shumti për ndeshjen e barazhit, që ramë nga liga. Me të vërtet nuk e meriton të luajë aty (në Ligën e Parë) një ekip si Vëllaznimi”, u shpreh Dragusha për SuperSport.

Kjo ishte hera e katërt që Vëllaznimi luajti në finale të Kupës, trofe të cilin e ka fituar një herë pasluftës, respektivisht para 10 vjetësh, më 2008.