Josa: E plotësuam njërin objektiv

Sport May 27, 2018 - 19:22

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa ndihet i lumtur që e mbylli sezonin me trofe, edhe pse e pranon se skuadra e tij çaloi paksa sot ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm si Vëllaznimi.

“E dinim se do të kishim vështirësi, e kishim përpara një kundërshtar të fortë. Ndeshjet e Kupës janë 50 me 50. Ne kishim mungesa. Duhet të ishim treguar shumë më racionalë, sidomos në sulm, mesfusha ishte mangësia kryesore sidomos në pjesën e parë. E rëndësishme është që u fitua kupa dhe u plotësua njëri objektiv, edhe pse Evropën e kishim siguruar”, deklaroi trajneri i prishtinasve për SuperSport.