Ricciardo triumfon në Monako

Sport May 27, 2018 - 17:05
Detajet

Piloti i Red Bullit, Daniel Ricciardo ka dalë fitues në garën për Çmimin e Madh të Monakos.

Piloti australian, për të cilin ky ishte triumfi i parë në vitin 2018, dominoi gjatë gjithë kohës në pistën e Monte Karlos dhe vendi i parë nuk iu vu asnjëherë në rrezik.

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel zuri vendin e dytë, ndërsa në podium arriti të ngjitej edhe piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, që garën e mbylli në vendin e tretë.

Kimi Raikkonen i Ferrarit doli i katërti, kurse vendin e pestë e zuri Valtteri Bottas i Mercedesit.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve, Hamilton vazhdon të mbajë pozitën e parë me 95 pikë, 17 më shumë sesa Vettel që është i dyti.

Ndërkohë pas fitores në Monako, Ricciardo tani numëron 47 pikë në pozitën e pestë./Zëri