Mediat egjiptiane i reagojnë ashpër Ramosit, e quajnë kasap

Sport May 27, 2018 - 16:41
Detajet

Tifozët e Liverpoolit dhe shumë tifozë tjerë neutralë mbetet tejet të zhgënjyer që për Mohamed Salahun finalja e Ligës së Kampionëve mbaroi para kohe, por më të zhgënjyer dhe njëkohësisht të zemëruar ishin egjiptianët.

Debati i ashpër vijon për atë se a ishte e qëllimshme mënyra sesi Sergio Ramos e kapi për dore dhe tërhoqi deri në tokë Salahun para se të binte mbi të me tërë peshës, edhe pse mediat në Egjipt nuk kanë dyshim se gjithçka ishte e qëllimshme, transmeton Gazeta Express.

Gazeta “Al Masry al Youm” e ka përshkuar sesi “egjiptianët qanë kur kasapi Ramos ia nxori krahun Salahut”.

Njëlloj, gazeta “El Watan” e kritikoi ashpër kapitenin madrilen se “e goditi me qëllim Mo Salahun thjesht për ta nxjerrë nga loja”.

Ndërkohë, shumë media tjera u përqendruan në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Ato janë optimiste se Salah do t’ia dalë të jetë pjesë e Botërorit, me “El Watan” që thotë se nevojitet vetëm një riaftësim dyjavor për rikthimin e Salahut.