Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa dje ka bërë hapjen e finales së Champions League.
Ajo ka arritur t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo që janë me performancën e magjishme në skenën e “Champions League”, shkruan lajmi.net.
Dua ka kënduar disa prej hiteve të saj, ndërsa gjatë gjithë kohës është shoqëruar edhe nga një grup balerinash, të cilat ia kompletonin performancën.
Një ditë pas performancës, Dua ka ndarë pjesë nga ajo në rrjete sociale dhe ka falënderuar çdo njërin që e ndihmuan për të dalë secili element i kuruar deri në detaje.
Dua ka falënderuar pa fund të gjithë ekipin, familjen, shoqërinë, ndërsa këtë paraqitje e quajti “shfaqja e jetës”.