Prishtina e mbyll sezonin me trofe

Sport May 27, 2018 - 15:59

- Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës pasi e mposhti Vëllaznimin pas penalltive. Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1:1, ndërsa Bardhekaltrit fituan 5:4 nga penalltitë. Ky ishte trofeu i gjashtë i prishtinasve në Kupë.

Image

Image

Image

Image
Image

Image

- Mbyllen 120 minutat lojë, gjithçka e barabartë, 1:1. Fituesin e Kupës do ta përcaktojnë penalltitë.

Image

- Përfundon 15 minutëshi i parë i vazhdimeve. Nuk ka gola, rezultati 1:1. Ekipet duken të lodhura.

Image

Image

- Mbyllen 90 minutat e lojës së rregullt. Vëllaznimi po barazon me Prishtinën 1:1. Fituesin e Kupës do ta përcaktojnë vazhdimet ose penalltitë.

Image

- Prishtina rrezikon me Bozovic, por gjuajtja e tij shkon mbi portë.

Image

- Barazon Vëllaznimi, shënoi Dardan Rugova nga afërsia pasi portieri Visar Bekaj nuk intervenoi si duhet pas gjuajtjes së Kushtrim Gashit nga gjuajtja e lirë në minutën e 79-të, 1:1.

Image

Image

- Ahmed Januzi e lëshoi një rast të shkëlqyeshëm. Gjuajtjen e tij e priti portieri Muhaxhiri.

Image

- Vëllaznimi e qëlloi tërthorësen me mbrojtësin Richard, i cili gjuajti me kokë.

Image

- Fillon pjesa e dytë.

Image

- Mbyllet pjesa e parë. Prishtina po avancon me rezultat 1:0 me golin e Abdul Basit Khalid. Edhe Vëllaznimi i pati rastet e tij, por nuk ia doli të shënonte.

Image

- Prishtina rrezikon me Mankendan, por pret portieri Altik Muhaxhiri.

Image

- Vëllaznimi rrezikoi me Dushin nga gjuajtja e lirë, por topin e largoi portieri Visar Bekaj.

Image

- Basit Khalid e kalon Prishtinën në epërsi në minutën e 21-të pas harkimit të Drasko Bozovic, 0:1.

Image

Image

- Ekipet po sulmojnë në kërkim të golit të parë.

Image

- Vëllaznimi u shfaq i rrezikshëm me dy raste, kurse Prishtina rrezikoi një herë.

Image

- Fillon ndeshja.

Image

- Formacionet zyrtare:

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Krasniqi, Dragusha, Richard, Vokshi, Gashi, Dushi, Qorri, Rogova, Rudi, Vula. Kryetrajner: Haxhi Kurhasku

Prishtina: Bekaj, Jamal, Xhaka, Maxhuni, Bashiru, Ahmeti, Bozovic, Baftiu, Pevqeli, Mankenda, Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa

Image

Gjyqtarë: F.Tahiri, F.Sekiraqa, E.Zeqiri, L.Mustafa.

Stadiumi: “Adem Jashari” – Mitrovicë

Image

Image

Sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, shkruan zeri.info.

Gjakovarët nuk arritën të qëndrojnë në Superligë, ndërsa prishtinasit dështuan ta fitojnë titullin e kampionit.

Prandaj, kjo ndeshje konsiderohet edhe si e ngushëllimit, pasi ekipi që e fiton Kupën sadopak do të festojë në fund të sezonit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00. /Zëri/

Image