Finalja e Kupës së Kosovës: Prishtina apo Vëllaznimi?

Sport May 27, 2018 - 14:23

Sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, shkruan zeri.info.

Gjakovarët nuk arritën të qëndrojnë në Superligë, ndërsa prishtinasit dështuan ta fitojnë titullin e kampionit.

Prandaj, kjo ndeshje konsiderohet edhe si e ngushëllimit, pasi ekipi që e fiton Kupën sadopak do të festojë në fund të sezonit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00. /Zëri/