Warriors barazon në serinë e ndeshjeve

Sport May 27, 2018 - 14:03
Detajet

Golden State Warriors është kthyer nga një disavantazh prej 17 pikësh në çerekun e parë për të mposhtur Houston Rockets me rezultatin 115:86 dhe duke barazuar në 3:3 serinë e ndeshjeve të finales së “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore.

Kampioni aktual i NBA-së synon titullin e katërt radhazi, ndërkohë që Rockets për herë të fundit kanë triumfuar në vitin e largët 1995.

Mysafirët e filluan shumë më mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me rezultatin 39:22.

Por, Warriors e morën në dorë pjesën tjetër të takimi dhe madje, duke e mbyllur me një epërsi prej 29 pikësh.

Klay Thompson shkëlqeu në këtë fitore të vendasve me 35 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, ndërkohë që kontribuuan edhe Stephen Curry me 29 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime dhe Kevin Durant me 23 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërkohë, te Rockets në këtë sfidë më i dalluari ishte James Harden, i cili realizoi 32 pikë, 7 kërcime dhe 9 asistime.

Rezultati: Golden State – Houston 115:86 (3:3).