Krenar që po shkruaj historinë me Realin

Sport May 27, 2018 - 13:15
Detajet

Ziedine Zidane thotë se është krenar që është duke krijuar histori me Real Madridin, pas triumfit të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve.

Ky është triumfi i 13-të i madrilenëve në histori të këtij kompeticioni.

“Ky është një klub legjendar. Ky klub ka fituar 13 Kupa Evropiane, kështu që jam i lumtur që jam pjesë e kësaj historie”, deklaroi Zidane.

“Ne do të mendojmë për atë qe kemi arritur, por së pari le ta shijojmë momentin. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani”, shtoi strategu francez, i cili ka marrë drejtimin e gjigandit spanjoll në janar të vitit 2016 dhe që prej atëherë ka triumfuar në çdo finale të këtij kompeticioni.

Përveç Ligës së Kampionëve, ai ka fituar edhe një titull të ligës spanjolle, një Kupë të Mbretit dhe dy Kupa të Botës për Klube./Zëri