Perez “godet” Ronaldon pas deklaratës që paralajmëroi largimin

Sport May 27, 2018 - 11:30
Detajet

Deklarata e Ronaldos mbi largimin e mundshëm nga Real Madridi, duket se e ka ndërprerë festën e madrilenëve në mes.

Ronaldo pas përfundimitr të ndeshje tha se ishte i lumtur që kishte luajtur me Real Madrid por e ardhmja e tij tek ky klub mbetet për tu diskutuar në ditën në vijim.

Pas kësaj deklarate kanë qënë të shumta reagimet si nga tifozët, lojtarët e klubit e deri tek Presidenti Diorentino Perez që nuk e shikon të realizueshëm largimin e Ronaldos pasi ka një kontratë me klubin.

“E gjithë bota ka të drejtë të flasë, e rëndësishme është klubi dhe në një ditë si kjo e sotmja, e rëndësishme është që të gjithë të festojnë Champions, përveç të tjerave pasi gjithmonë flitet për të dhe në fund nuk ndodh asgjë.” ka deklaruar Perez.

“Jam i lumtur që Cristiano ka 5 Liga Kampionesh sa kam edhe unë. Për çdo gjë tjetër pyeteni atë. Ai do të vazhdojë të jetë i lumtur. Nuk është se do të vendosë të qëndrojë, ai ka kontratë me ne” ka përfunduar Fiorentino Perez.