Ramos i uron shërim të shpejtë Salahut, thotë se egjiptianin e pret e ardhmja

Sport May 27, 2018 - 11:14
Detajet

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka uruar Mohamed Salahut shërim të shpejtë pasi ylli i Liverpoolit e lëndoi kraharorin pikërisht në një duel me spanjollin në finale të Ligës së Kampionëve.

Salah u detyrua ta linte fushën i përlotur pas vetëm 30 minutave në humbjen e Liverpoolit 3-1 ndaj Real Madridit mbrëmë në Kiev, pasi e dëmtoi kraharorin pas një ndërhyrjeje të Ramosit në të, transmeton Gazeta Express.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka thënë se 25-vjeçari e ka dëmtuar ligamentin në kraharor dhe druajtjet e para janë se ai mund ta humbasë Botërorin.

Ramos, i cili është kritikuar ashpër për ndërhyrjen, i uroi shërim të shpejtë egjiptianit përmes një statusi në Twitter.

“Nganjëherë futbolli t’i tregon anët e mira e nganjëherë të këqijat”, shkroi Ramos.

“Mbi të gjitha, jemi profesionistë. Shërim të shpejtë, Salah. E ardhmja të pret”, shtoi ai.

Image