Shikueshmëria, në rrezik

Sport May 26, 2018 - 11:57
Lexoni më shumë detaje

Superliga e Kosovës në futboll në edicionin e ardhshëm rrezikon të përballet me rënie të shikueshmërisë, në të cilin aspekt edhe ashtu lë shumë për të dëshiruar.

Kjo për shkak se nga elita ka rënë Vëllaznimi, njëri ndër klubet më të ndjekura nga tifozët e vet gjakovarë, shkruan "Zëri".

Po ashtu nga Superliga ka rënë edhe gjiganti kosovar Besa, e cila kur luftonte për trofe mblidhte numër të madh shikuesish, sidomos kur luante si mysafire ndaj ekipeve të tjera rivale.

Humbje tjetër e madhe po konsiderohet dështimi i Vushtrrisë për t’u inkuadruar në Superligë, pasi në barazh humbi nga Flamurtari, i cili mbeti në Superligë, ku nuk tërheq dot shikues, kurse Vushtrria njihet për shikueshmëri dhe tifozeri të jashtëzakonshme.

Superliga krejt shpresat i ka te Ballkani, anëtarin e ri, i cili vazhdimisht në Ligën e Parë mblidhte numër të madh të qytetarëve të Suharekës. /ZËRI/