Sokoli, specialisti i Ferizajt

Sport May 26, 2018 - 10:38
Lexoni më shumë detaje

Përpos KEK-ut dhe Ballkanit, edhe Ferizaj nga Liga e Parë e Kosovës në futboll arriti të ngjitet në Superligë, shkruan "Zëri".

Madje, ekipi bardhekaltër e mposhti në barazh Vëllaznimin, për ta dërguar në Ligën e Parë dhe për t’ia zënë vendin në elitë.

Natyrisht, merita të mëdha i takojnë trajnerit Bylbyl Sokoli, i cili qe dy herë po e kthen Ferizajn në Superligë e madje një herë kishte befasuar duke e dërguar deri në finale të Kupës.

Sokoli është goxha i lidhur me Ferizajn, sidomos shkaku i një të kaluare të përbashkët dhe me qejf do të punonte gjatë në këtë klub.

Por, kriza financiare dhe organizative e Ferizajt nuk garantojnë se Sokoli do ta udhëheqë Ferizajn në Superligë gjatë sezonit të ri.

“Me këtë organizim nuk besoj se do të jem në Ferizaj. Nëse organizohet klubi pse jo, sepse Ferizaj e do futbollin, e ka të zhvilluar ekonominë dhe mund të ketë donatorë që të jetë anëtar i fuqishëm i Superligës. Përndryshe, me këtë organizim do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Sokoli. /ZËRI/